SBAShK-u ka vendosur për pezullimin e grevës. Pas mbledhjeve të mbajtura kohëve të fundit mes antarëve të sindikatës, këta të fundit përmes një konference për media kanë treguar për vendimin që kanë marr, transmeton IndeksOnline.
“Greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023”, tha Rrahman Jasharaj.
Pas votimit për pezullimin e grevës në arsim, janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.
Rezultati tregon se greva do të pezullohet dhe mësimi sic duket do të fillojë të hënën.
Nga të gjitha votat e mbledhura, që janë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.
Ndërsa, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj