Dje është nisur Kontingjenti i FSK-së në Britaninë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.
Me ç’rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar ushtarët kosovarë për sukses, kështu duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.
“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
I wish our @KSF_Kosova soldiers success as they embark on Operation INTERFLEX in the UK, alongside other NATO partners.
They will play a pivotal role as instructors, aiding in the training of the Ukrainian Army.
Alongside our allies, we remain committed to peace and security. pic.twitter.com/I1mCgV2ANU
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2024