Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave më armë zjarri në rrugën “Bedri Shala”, në Prishtinë.
Ketë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Aahneti
“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.