Sht. Nën 23rd, 2024

Podujeva mbetet pa furnizim me ujë, shkak defekti me rrymë në impiant

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ka bërë të ditur se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT-it, Impianti i Trajtimit të ujit në Batllavë, ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Sipas njoftimit, ky problem ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë në Podujevë, ku paralajmërohet se mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen me ujë nga sistemi i Batllavës.

Bëhet e ditur se pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran të Podujevës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *