Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku ka vdekur një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Njëri nga fëmijët ka qenë duke vozitur atë veturë në momentin e aksidentit.
“Eshte nje vetaksident trafiku me fatalitet, nje femije 14 vjeqar e ka humbur jetën,ndersa dy femijet te tjere kane pesuar lendime”, tha Osmanollaj.