Die. Nën 24th, 2024

Policia deklarohet për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Policia ka konfirmuar grabitjen e armatosur e ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë,
Flora Ahmeti, zyrtare për informim e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *