Policia Rajonale e Prishtinës është deklaruar për zjarrin që ka përfshirë hyrjen e një objekti banesor në lagjen ‘Ulipianë’ të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici ka thënë për IndeksOnline se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.