Die. Sht 8th, 2024

Policia e Kosovës ekstradon drejt Shqipërisë, Shpejtim Halimin e kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës ka ekstraduar drejtë Shqipërisë, shtetasin Shpejtim Halimi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi i njëjti ishte dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Përndjekja”.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me homologët kosovarë, kanë ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë, shtetasin Shpejtim Halimi”, ka njoftuar Policia e Shtetit, transmeton IndeksOnline.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Halimi i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *