Sht. Nën 23rd, 2024

Policia e Kosovës në gatishmëri, mobilizohen në veri! Serbët po përgatiten për konflikt të armatosur!

Tashmë disa javë, pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës për targat serbe dhe dokumentet e qarkullimit situata në veri të Kosovës, nuk është bash e qetë.

Vendosja e reciprocitetit alarmoi serbët në veri të cilët u grumbulluan në shpejtësi, ku bllokuan rrugët dhe maltretuan disa qytetarë të Kosovës.

Kjo bëri që ambasadori amerikan të kërkoj shtyerjen e këtij vendimi për një muaj, dhe kështu edhe veproi Qeveria e Kosovës.

Por, ky vendim pritet që me një shtator të hyj në fuqi.

Mirëpo, me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nuk po pajtohen liderët serbë në Serbi dhe grupet kriminale serbe në Kosovë, gjegjësisht në veri.

Serbët janë në përgatitje e sipër për konflikt.

Tashmë është mbyllur rruga në Mitrovicë, e kanë blloku për qarkullim që të çon në pjesën veriore ka kufiri me Serbi.

Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës ndodhët në vështirësi, sepse nuk i lejohet FSK-në ta dergojë, dhe në këto rrethana për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, dhe ruatjen e kufijve territoria’ duhej ta bëjë KFOR-i, sipas mandatit që ka.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e njoftuar me projektin dhe planet serbe për gatishmëri konflikti me armë, ka dërguar, tashmë ka dërguar trupa shtesë të Policisë së Kosovës.

Përveç numrit të pjesëtarëve të Policisë, ata kanë dërguar edhe ushqime, derivate dhe gjësende tjera të cilat iu duhen në rast të ndonjë konfliki me grupet kriminale serbe, të cilat veprojnë tash e sa vite në veri.

Këto grupe kriminale, të udhëhequra nga Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq, si dhe të financuara dhe të urdhëruara direkt nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe ministri Aleksandër Vulin, janë të gatshme të shkaktojnë trazira në veri.

Kështu kanë theksuar burime të gazetës “Bota sot”, brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve brenda Policisë, situata në veri mund të shpërthej nga çasti në çast.

Se situata në veri është e ndërlikuar dhe mund të ketë tensione, ka paralajmëruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ne shpresojmë që nuk do të ketë tensione, besojmë që nuk ka arsye. Por, po ashtu ka indicie që edhe mund të ndodhin. Ne jemi të përgatitur të ballafaqohemi me çfarëdo lloj situate, insitucionet tona janë të pjekura, të forta dhe të gatshme që t’i dalin në krye çfarëdo detyre të ligjshme që ata marrin. Por, kemi edhe mbështetjen e pakursyer të faktorit ndërkombëtar”, ka thënë ai.

“Mund të vendosin barrikada, mund t’i sulmojnë institucionet e sigurisë, ashtu siç kanë bërë muajt e fundit”, tha Sveçla, i cili shtoi se “kemi të dhëna për përgatitje”.

Minsitri Sveçla ka theksuar se tensionet bëhen “drejtpërdrejtë Beogradi, Vuçiq, Vulin dhe strukturat paralele serbe”.

“Është një stabilitet shumë fragjil që cenohet nga strukturat paralele kriminale te udhëhequra nga Serbia e të influencura nga Rusia dhe vendosmëri e institucioneve të Kosovës të vendosin rend dhe ligj atje. Për 23 vite ajo (veriu) ka qenë një ‘El Dorado’, e krimit, ku jo vetëm që ka sunduar krimi, por struktura kriminale kanë udhëhequr me struktura atje”, tha Sveçla.

Ndryshe, për kryekriminelin serb në veri. Milan Radoiçiqin në Kosovë ekziston një fletarrest aktiv për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Brezovica”, në të cilin dyshohet se ka “frikësuar dëshmitarët gjatë procedurës penale”.

Me atë rast personat akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ai deri më tani ka arritur të shmangë arrestimin dy herë në Kosovë, në mars të këtij viti duke u arratisur nga pika kufitare Bërnjak në veri të Kosovës dhe në nëntor të vitit 2018, kur Policia e Kosovës ka kryer një aksion në veri, me qëllim arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviq.

Atëherë ishin arrestuar disa persona, por Milan Radoiçiq nuk ishte në banesën e tij gjatë këtij aksioni policor.

Prokuroria e Kosovës e lidh Milan Radoiçiqin me vrasjen e Ivanoviqit, por asnjë aktakuzë nuk është ngritur drejtpërdrejt kundër tij, sepse ligjet e Kosovës e ndalojnë atë për personat që nuk janë në dispozicion të organeve të ndjekjes.

Ndërkohë, vetëm pak muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nënkryetar i Listës Serbe u zgjodh Milan Radoiçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në disa raste ka folur për Radoiçiqin si një nga ata që mbron Serbinë në Kosovë.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, Ministria e Financave e SHBA-së ka futur në listën e sanksioneve Milan Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviqin, vëllain e tij Zharkon dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Zvonko Veselinoviq konsiderohet si organizator i barrikadave në veri të Kosovës dhe po ashtu si “mbrojtësi” i serbëve.

Në sqarimin e ministrisë amerikane thuhet se Milan Radoiçiq ka qenë zëvendës i Zvonko Veselinoviqit dhe lider i një grupi të organizuar kriminal, kur Veselinoviq ishte tërhequr për një kohë të shkurtër.

Milan Radoiçiq është i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga viti 2011.

Ai dhe Zvonko Veselinoviq u akuzuan për shpërdorim të 32 kamionëve të kompanisë Hippo Alpe Adria Leasing.

Në Serbi, të dy u liruan ligjërisht nga akuzat në vitin 2016.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *