Sht. Nën 23rd, 2024

Policia e shtetit rrethon selinë e PD-së, hidhet gaz lotsjellës mbi ish-kryeministrin Sali Berisha

Më në fund selia e PD-së është rrethuar plotësisht nga forcat e policisë. Brenda selisë ndodhet Lulzim Basha dhe disa deputetë të tij.

Ndërkohë policia po bën arrestime ndaj protestuesve. Mësohet se ka të plagosur të shumtë. Një prej drejtuesve të grupseksionit të PD-së në Kombinat është masakruar me shkopinjë e grushta në godinën e PD-së.

Gjatë protestës një grup, afër orës 11.30, hapen dyert e katit të parë të PD-së. Më pas pati reagime nga njerëzit e Bashës me shkopinjë gome dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Në fakt policia dhe prokuroria e Tiranës duhet të hetojnë dhunën e shkaktuar nga cilido, por sidomos nga doli gazi lotsjellës prej zyrave te katit të dytë në PD, sepse gazin lotsjellës e përdor vetëm policia e shtetit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *