Hën. Nën 25th, 2024

Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë, një i vrarë dhe një i plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas gjuajtjeve me armë sonte në Prishtinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”
Policia ka bërë të ditur se personi i plagosur është grua dhe e njëjtja po merr tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim të policisë.

Nderkohe eshte raportuar se i vrari eshte Egzon Haziri, afro 30 vjeç.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *