Hën. Pri 7th, 2025

Policia jep detaje mbi vetëvrasjen e policit Tolaj

Një tragjedi tronditi sot Prishtinën, ku një zyrtar polic u gjet pa shenja jete.

Alban Tolaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se u vetëvra pasditën e sotme.

Rasitn për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha për IndeksOnline se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45, në rrugën “Ahmet Korenica”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, deklaroi Borovci.

Me këtë rast, ai shprehi ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e Tolajt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *