Die. Nën 24th, 2024

Policia jep detaje për vrasjen në lagjen Arberia

Të dyshuarit në fjalë janë pikërisht të plagosurit nga rasti.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se të njëjtit tashmë edhe janë ndaluar për 48 orë.

”Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2023 – 13:21. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *