Patrullat e Policisë Kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit- Zhegër, kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi. Si rezultat i angazhimeve policore, më 19.02.2022, rreth orës 12:30,
bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen një automjet kombi (furgon) pa targa, i drejtuar nga një mashkull kosovar i cili përmes rrugëve ilegale kishte hy në vendin tonë nga territori i Maqedonisë.