Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka bastisur një bastore ilegale në komunën e Zveçanit.
Kjo është konfirmuar për IndeksOnline nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se brenda një lokali janë konfiskuar disa televizorë, monitorë edhe para-dinarë.
“TV Monitor 14 copë, printer 2, shtëpiza kompjuteri 2, telefon 1 dhe 113.580 dinarë”, tha Elshani.
IndeksOnline në mëngjes ka raportuar për ushtrimin e veprimtarisë së bastoreve në komunat veriore.