Gjatë ditës së sotme në Prizren është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti Zafir Berisha.
Nga Policia në Prizren për Indeksonline thonë se ai i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.
Siç thotë Policia, në shenjë pakënaqësie i njëjti i ka fyer, ofenduar, kërcënuar dhe në fund i ka sulmuar fizikisht policët.
Ai ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”