Politikanët kryesorë nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Në përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ata shohin shumë indulgjencë në pozicionin e Beogradit.
Presidenti i Serbisë Vuçiq po përshkallëzon gjithnjë e më shumë tensionet me Kosovën. Perëndimi po frenon kritikat – një qasje që politikëbërësit e jashtëm thonë se nuk funksionon më, raporton tagesspiegel.
Këtë letër e ka nënshkruar edhe kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth nga radhët e SPD-së dhe senatori amerikan Bob Menedez.
“Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, thuhet në letrën e ekspertëve të politikës së jashtme drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell dhe Ministrat e Jashtëm Anthony Blinken (SHBA) dhe James Cleverly (MB).