Die. Nën 24th, 2024

Politikani serb nga Kosova befason me deklaratën: Policët serbë po refuzojnë të shkojnë në veri, kanë frikë!

Politikani serb nga Kosova, Aleksandër Arsenijeviq, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke ngritur disa pretendime shqetësuese.

Sipas tij, policëve nga rajoni i Gjilanit iu ishte thënë që të shkonin në Mitrovicë të Veriut por se të njëjtit ishin ndalur në Mitrovicë të Jugut dhe kishin refuzuar që të shkonin në veri “për shkak të shqetësimeve për sigurinë.”

Arsenijeviq ka shtuar se ndaj tyre ishin hapur procedura disiplinore.

closevolume_off
“Një numër i madh anëtarësh të familjeve të zyrtarëve policorë, e ashtu edhe vet policëve nga Anamorava, më kanë kërkuar që të njoftojë publikisht pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre meqë e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë vet,” – ka thënë politikani i ri serb.

Më tej, ai ka shkruar se një prej porosive të këtyre policëve ishte “edhe nëse na shihni në komunat tuaja, nuk jemi këtu për t’i sulmuar vëllezërit tanë dhe për t’i marrë punët nga kolegët që dhanë dorëheqje,”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *