Një nga temat më të përfolura këto ditë janë sondazhet që rendisin LVV me një rënie.
Në lidhje me këto sondazhe ka reaguar analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Ai u shpreh se pardje LVV ka pësuar rënie 38% ndërsa dje 34% dhe se me këtë sot deputetë opozitarë deklarojnë se ka rënie të pëlqyeshmërisë ndaj Qeverisë, përcjell “Bota sot”.
Ndoshta ka ministra që punën mund ta bëjnë më mirë, veç me e krahasu Albin Kurtin me ish kryeministrat e tjerë, është ofendim, shtoi tutje Pozhari.
Postimi i plotë
– Pardje sondazhe, VV ka ra në 38%.
– Dje sondazhe se VV ka rënë në 34%.
– Sot deputetë opozitarë deklarojnë se ka rënie të pëlqyeshmërisë ndaj Qeverisë.
Ndoshta ka ministra që punën mund ta bëjnë më mirë, veç me e krahasu Albin Kurtin me ish kryeministrat e tjerë, është ofendim!
Qato ai personalisht hiq nuk po bjen në sondazhe. E, opozita veç mundet me e rrejt veten.