Die. Nën 24th, 2024

Pozitë e opozitë përplasen në komision, Bajrami akuzon drejtorin e ASHNA-së për marrje të mëditjes për doktoraturën në Zvicër

Gjatë raportimit të përfaqësuesve të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka pasur përplase mese kryetares së këtij Komision, Hykmete Bajrami, përfaqësuesve të ASHNA-së dhe anëtareve të VV-së, raporton Ekonomia Online.

Përplasja ka ardhur pasi deputetja e LDK-së, Bajrami tha se drejtoresha e auditimit të këtij institucioni është larguar si shkak i drejtorit, Samir Bllacaku, sipas saj, drejtori i navigacionit ajror po ashtu ka marrë mëditje për doktoraturën e kryer në Zvicër.

E ndaj këtyre deklarimeve kanë reaguar deputet e VV-së, të cilët thanë se deputetja Bajrami gjithë diskutimin e ka kthyer në personale me drejtorin Bllacaku.

Bajrami sa i përket opinionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, tha se opinioni është i kualifikuar.

“Opinioni i ZKA-së është i kualifikuar, baza për opinion të kualifikuar është që thesari në bazë të vendimeve gjyqësore ka ekzekutuar pagesa në vlerë totale prej 817 mijë e 603 eurove prej kategorive jo adekuate të shpenzimeve. Edhe gjithashtu çështje e cila ka ndikuar në opinionin e kualifikuar është edhe nënvlerësimi i pasurisë për 345 mijë euro si rezultat i mos regjistrimit në sistemin informativ të menaxhimit për financat e Kosovës, të pasurisë jo kapitale”, ka thënë ajo.

Drejtori i navigacionit, Samir Bllacaku tha se nga katër të gjeturat e këtij auditmit, si institucion nuk e kanë pranuar të gjeturën e katërt të ZKA-së, kjo pasi sipas tij, kjo e gjetur është bërë që të pasqyrohet që drejtoresha e njësisë së auditimit është larguar nga puna.

“Kjo është bërë kryekëput vetëm që të pasqyrohet që drejtoresha e njësisë së auditimit është larguar nga puna. Ju mund ta shihni edhe në komentet që janë kthyer që vetëm është si informatë. ZKA nuk ish dashur të bie në atë nivel që të plasojë informata se ky është raport zyrtar edhe ne besojmë që kjo nuk ka të bëjë asgjë me rastin, as largimi i saj nuk është bërë për këtë çështje. Është larguar nga komisioni disiplinor… janë vendimet e komisionit disiplinor”, ka thënë ai.

E ndaj këtij dekarimi ka reaguar deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili kërkoi që drejtori Bllacaku të ketë kujdes me gjykimet ndaj të gjeturave e ZKA-së.

“Kur plasoni akuza ndaj ZKA-së duhet së paku të jeni në nivel të tyre ose të keni argumente të plota të mbështetura për të refuzuar një të gjetur të ZKA-së”, ka thënë ai.

Deputetja Bajrami tha se Bllacaku ka qëndruar për 59 ditë në Zvicër për doktoraturën dhe për këtë ka marrë mëditje, sipas saj, drejtoresha e auditimit të brendshëm është larguar sepse nuk është lënë që të auditojë sistemin e trajtimit.

Remember Him Wait Till You See Him Now
Daily Sport X
Portable Generators Clearance Sale: Price May Be Cheaper Than You Think
Emergency Generator
by Taboola
“Zotëria që e kemi përballë ka kryer doktoraturë në kuadër të atij sistemi, të cilin ka bërë 59 ditë jashtë shtetit në Sangall të Zvicrës, ka marrë doktoraturë. Ky për ditët sa ka qëndruar atje ka marrë mëditje dhe ju kanë paguar shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e qëndrimit. Janë 12 module që zotëria i ka kryer. A po e kuptoni pse edhe ky atë doktoraturë ja ka aprovuar vetës, ekzistojë dokumente sepse drejtoresha e larguar e auditimit ka dalë tash edhe po fol nëpër media edhe i ka dokumentacionet”, ka thënë ajo.

Këto informata nuk i pranoj drejtori Bllacaku, i cili tha se këto deklarata nuk janë të vërteta.

“Doktoratura që e kam kryer unë e ka pasur vlerën 22 mijë dollar. A e dini sa ka paguar AShNA për mua, zero. Sa i përket qëndrimit tim 59 ditë në Zvicër, nuk është absolutisht e vërtetë sepse nëse i shikoni modulet kanë qenë module hibride. Unë jam ai person që modulet i kam kaluar ka zyra, e kam kryer modulin në Prishtinë. A po më len tash me fol”, është kundërpërgjigjur ai.

E ndaj këtyre replikave kanë reaguar edhe anëtaret e tjerë të këtij Komisioni. Deputeti i VV-së, Halil Thaçi tha se gjithë diskutimi i deputetes Bajrami është personale me drejtorin. Edhe deputetja e VV-së Mirlinda Tishukaj Sadiku, i’a përmendi deklaratën e deputetes Bajrami se pozita janë “hajna”.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, pyeti për një incident që ka ndodhur në muajn qershor në Aeroport.

“Si është bashkëpunimi juaj me Aeroportin për incidentin, që ka ndodhur me 20 qershor. Një aeroplan është ri-ngritur për mos tu dëmtuar punëtoret që ndodhej në pistë”, ka pyetur Qalaj.

Bllacaku ka thënë se ai nuk ka qenë aksident i rëndë, por që është trajtuar me seriozitet.

“Nuk ka qenë incident i rëndë ne e trajtojmë seriozisht, jemi striktë në navigacion për atë e trajtojmë si incident. Sqarimi shëndetësor sipas rregullores na takojë, sigurimet prej tarifës, është e vërtet që e kemi bërë për shkak të mirënjohjes së familjarëve të tyre”, ka thënë Bllacaku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *