Sht. Nën 23rd, 2024

Presidenca i përgjigjet Vulinit rreth vaksinave

Presidentja Vjosa Osmani, të shtunën, teksa mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, ka thënë se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.

Ndaj Osmait ka reaguar ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Në reagimin e tij Vulin ka thënë se Osmani po gënjen, ndërsa ka shtuar se Serbia ka dhuruar edhe teste për koronavirus në Kosovë e madje edhe ka vaksinuar shqiptarë të Kosovës që nuk kanë mundur të vaksinohen në Kosovë.

Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, në kundërpërgjigje ndaj ministrit serb, ka thënë se Vulin po vazhdon të gënjejë dhe të përdorë gjuhën e urrejtjes.

“Vulin vazhdon të gënjejë duke përdorur gjuhë të urrejtjes. Serbia joshi vendet në Afrikë dhe Lindje të Mesme me donacione të vaksinave që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar Vela në Twitter.

Vela ka postuar edhe një link të MPJ-së së Serbisë ku flitet për një donacion prej 40 mijë vaksinave të AstraZenecas që Serbia ia dhuroi Ugandës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *