Die. Nën 24th, 2024

Presidenti austriak: Shpresojmë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e tij thuhet se Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, duke përfshirë sfera të ndryshme.

“Austria dhe Kosova i ndajnë vlerat e njëjta evropiane dhe janë të një mendimi në një mori çështjes. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje evropiane”, thuhet në letrën e Van der Bellen.

Austriaku ka theksuar se dëshiron që të ketë marrëveshje për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit europian. Në këtë kontekst, shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj sa më shpejtë”, thuhet në letër.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *