Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shpërndau të premten dhomën e ulët të parlamentit të vendit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.
Votimet vijnë pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz.
Scholz humbi një votëbesimi në parlament në fillim të këtij muaji pas largimit të Ministrit të Financave, Christian Lindner, Demokratët e Lirë lanë qeverinë j pa një shumicë legjislative, raporton Reuters.
Presidenti, posti i të cilit ka qenë kryesisht ceremonial në epokën e pasluftës, bëri thirrje gjithashtu që fushata zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.