Die. Nën 24th, 2024

Presidentja deklarohet për nismën franko-gjermane: Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me iniciativën franko-gjermane për procesin e dialogut.

Osmani ka thënë sot se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani sot para mediave.

Për këtë iniciative dje është deklaruar edhe kryeministri Kurti.

Kurti dje ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak-ut, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i jep më shumë fuqi z.Lajcak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që mund të thuhej se “ky është propozimi franko-gjerman”, tha Kurti.

Ai tha se ekziston një propozim i Kosovës për kornizën e përgjithshme të dialogut, e këtë propozim e ka bërë vetë ai tek zyra e Shefit të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borell dhe emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Në lidhje me çështjen e propozimeve, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka konfirmuar se ekziston një propozim i dy këshilltarëve gjerman dhe francez.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *