residentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën nesër, më 29 shtator 2021, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.
Presidentja Von Der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin “Cicërimat” në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.
Agjenda e plotë:
E Mërkurë, 29 Shtator 2021
09:00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendi: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)
10:00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendi: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)
11:00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti
Vend mbajtja: “Kopshti i fëmijëve” – Kalabri