Sht. Nën 23rd, 2024

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin e Izraelit Isaac Herzog

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog. Ajo e ka uruar presidentin Herzog për pranimin e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin në fushën e politikës, tregtisë, arsimit, energjetikës dhe mbrojtjes.

Nga ana tjetër, presidenti Herzog shprehu falënderimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e raporteve bilaterale.

Më tej, në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani potencoi se raporti i Kosovës me Izraelin është i hershëm dhe daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët në Kosovë mbrojtën hebrenjtë.

Ndërsa presidenti Herzog nënvizoi mbështetjen e shtetit të Izraelit për refugjatët shqiptarë nga lufta në Kosovë.

Presidentja Osmani dhe presidenti Herzog u pajtuan për komunikim të mëtejmë dhe në realizimin e vizitave përkatëse në Kosovë dhe Izrael.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *