Osmani në një postim në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar dhe se beson në angazhimin e saj në këtë detyrë.
“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani.
Presidentja ka shkruar se beson në angazhimin e saj, duke punuar drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë mes dy shteteve.
Kujtojmë se Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti.