Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani është ftuar nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.
Në “SAIS” Osmani do të flas për të ardhmen e Kosovës.
“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.