Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Kushtetutës.
Osmani tha se Kushtetuta është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj i ndihmon dhe përshpejton procesin integrues drejt familjes së madhe euroatlantike.
“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.
Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka thënë Osmani