Më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po rikthehet!Më 15 dhe 16 prill 2024, Prishtina do t’i hapë dyert sërish për pjesëmarrës nga mbarë bota me qëllim të bashkëpunimit për siguri e paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Osmani.
Ajo ka publikuar një video ku ka përmendur edhe edicionin e parë të Forumit ku Kosova kishte mirëpritur liderë, akademikë, ekspertë të agjendës për gratë paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota.
“Në edicionin e parë të Forumit mirëpritëm liderë, akademikë, ekspertë, dhe bën thirrje për angazhim global për përmirësimin e kushteve të tyre në shoqëri. kampionë të agjendës për gratë paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota për të trajtuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave në mbarë botë . 500 pjesëmarrës, 33 shtete, 6 kontinente. Të gjithë së bashku në zemër të Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani ka njoftuar se forumi kësaj here do të trajtojë tema nga qëndrimi kundër dhunës seksuale gjatë luftës deri tek çështjet klimatike.
Gjithashtu, presidentja në këtë video i quan vajzat dhe gratë heroina, dhe bën thirrje për angazhim global për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Këtë vit po rikthehemi për më shumë! Nga qëndrimi kundër dhunës seksuale gjatë luftës deri tek çështjet klimatike. Gratë janë heroina të cilat bashkojnë përherë integritetin në shërbim të paqes dhe sigurisë. Aty ku udhëheqin gratë sundon paqja! Por, ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të heshtim. Na duhet veprim. Na duhet të veprojmë të bashkuar. Më 15 dhe 16 prill 2024, ju mirëpresim!”, ka theksuar tutje Osmani.
Forumi njoftimi nga OSMANI VIDEO