Mër. Dhj 18th, 2024

Presidentja Osmani takoi kongresistin republikan Pete Sessions

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes rrjetit social në Facebook.

Osmani u shpreh se Kongresisti Sessions, është një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm.

”Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C.Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet”, ka shkruar Osmani

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *