Sht. Nën 23rd, 2024

Presidentja sllovene mbështet Pahor për postin e të dërguarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar ka mbështetur përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Euronews.

Pirc Musar së fundmi tha për mediat se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç thotë ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish-presidenti i Sllovenisë shprehu sërish dëshirën për të marrë këtë pozicion dhe u mbështet nga kryeministri Robert Golob.

Pahor së fundmi njoftoi se po punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe për të koordinuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Giuseppe Borella, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Quinte, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *