Ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në një intervistë për median zvicerane “RTS”, ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.
Ky lajm ka vënë në lëvizje presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane përkitazi më këtë çështje.
“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova. Shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Presidentja do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran”, ka thënë për Indeksonline, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se QUINT-i dhe BE në përgjithësi duhet të bisedoj me presidentin e Serbisë për këtë çështje.