“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.
Është thjesht çështje kohe.
Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.
Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.
U jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”