Hën. Nën 25th, 2024

Prishtina dhe Sarajeva diskutojnë mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të hënën mirëpriti në një takim zyrtar, kryetaren e Sarajevës, Benjamina Kariq.

I pari i Prishtinës, shkëmbeu dhurata me kryetaren, duke i dhuruar simbolin e Komunës së Prishtinës, “Hyjnesha në Fron”.

“Me kryetaren kemi biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Sarajevës në sfera të ndryshme nis nga arti e teknologjia”, tha Rama.

Ndërsa, Kariq u shpreh se ishte kënaqësi dhe nder të vizitoj Prishtinën, duke shtuar se Prishtina dhe Sarajeva janë qytete të njëjta, ndërsa tha se është hera e parë që vie në Prishtinë.

“Unë e pash se qytetarët e Prishtinë dhe Sarajevës kanë shumë të përbashkëta, nisur nga tradita dhe nga ky takim sot ne do të ndajmë bashkëpunimin tonë në sfera të ndryshme, në art, sport. Nga kjo vizitë iu bëj thirrje që të vizitoni qytetin tonë, Sarajevën, ne kemi shumë për të diskutuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *