Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Prishtina e Re nuk po di të ndalet, duke shënuar fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje,
Skuadra nga kryeqyteti shënoi fitore bindëse në shtëpi ndaj KEK-ut, me rezultat 5-0.
Drenica i është rikthyert fitoreve, pasi mposhti në udhëtim Rahovecin me rezultat 2-1, dhe mbetet ende pa humbje këtë sezon, me katër fitore dhe dy barazime.
Ndërsa Dinamo e Ferizajit shijoi humbjen e parë sezonale, ku u mposht me rezultat 2-0 nga Vushtrria.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e Parë:
Trepça – Istogu 1:1
Trepça’89 – Mitrovica 2:1
Rahoveci – Drenica 1:2
Liria – Besa Pejë 1:0
Rilindja 1974 – Vëllaznimi 1:3
Vushtrria – Dinamo Ferizaj 2:0
Ramiz Sadiku – Kika 2:0
Prishtina e Re – Kek-u 5:0
Fushë Kosova – Vjosa 1:2
2 Korriku – Flamurtari 1:0