Sht. Nën 23rd, 2024

“Prishtina Parking” bën zgjidhje për katër pikat kryesore në luftën ndaj monedhave të falsifikuara

Banka Ekonomike sot i ka dhuruar një donacion Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”. Ata i kanë dhuruar pajisje për evidentimin e monedhave të falsifikuara.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka falënderuar zv.Kyreshefen Ekzekutive të Bankës Ekonomike, Hamide Pacollin për këtë donacion.

Havolli e theksoi rëndësinë e këtij donacioni dhe tha se kjo ndikon në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj.

Postimi i plotë:

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A ka pranuar tri pajisje për evindentimin e monedhave të falsifikuara. Këto pajisje janë donacion nga Banka Ekonomike.

Kryeshefi Ekzekutiv i N.P.L. “Prishtina Parking” z. Sokol Havolli e falenderoi Zevendës Kryeshefen Ekzekutive e Bankës Ekonomike znj. Hamide Pacolli për donacionin e vlefshëm për ndërmarrjen. Në takim u vlerësua se ndihma nga sektori privat për sektorin publik mbron financat publike dhe rritë përgjegjësinë ndaj aseteve publike. Specifikisht, z. Havolli e theksoi rëndësinë e këtij donacioni edhe në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj.

Përfaqësuesit e Bankës Ekonomike vlerësuan se

Përgjegjësia Sociale është një nga vlerat kyçe të Bankës Ekonomike duke theksuar: “Ne jemi mbështetës aktiv i proceseve që e lehtësojnë dhe përmirësojnë mbarëvajtjen e shërbimeve ku përfiton publiku, në këtë drejtim kemi vendosur të dhurojmë donacion pajisje për detektimin e parave të falsifikuara Ndërmarrjes Publike Lokale Prishtina Parking”.

Përmes këtij donacioni Banka Ekonomike do të kontribuoj dhe ndihmoj në evidentimin e parasë së falsifikuar në mënyrë që të eliminohen nga qarkullimi paratë e falsifikuara, gjë që ndikon në mbrojtjen e qytetarëve tanë.

Pas këtij donacioni, N.P.L “Prishtina Parking” i ka të mbuluara me pajisje për detektimin e parave të falsifikuara 4 pika, të cilat paraqesin rreth 70% të gjithsej të të hyrave në parkingje me laura. Parkingjet e mbuluara me pajisje për evidentim të parave të falsifikuara janë në rrugët “Dritan Hoxha, “Luan Haradinaj” “Rinia” dhe hyrja në Parkun e Gërmisë. Tani e tutje do të jetë më e lehtë për qytetarët të kryejn pagesat me të gjitha monedhat në këto pika.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *