Pre. Nën 15th, 2024

Procesi i votimit për diasporën, Elezi: Të regjistruar më shumë se 15 mijë qytetarë

Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt. Ndërsa tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po organizohet për këto zgjedhje.

Lidhur me këtë Valmir Elezi zëdhënës në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ ka folur rreth procesit të votimit për diasporën.

Ai ka treguar se në procesin e votimit janë regjistruar më shumë se 15 mijë shtetas të Kosovës, raporton Gazeta10.

“Procesi i regjistrimit për bashkatdhetarët tonë ka filluar nga 29 gushti dhe do të përfundojë më 26 dhjetor, deri më 11 nëntor pra të datës së djeshme, numri i shtetasve kosovaër, të cilët kanë aplikuar për t’u regjistruar janë 15 mijë i diçka persona”, tha ai

Elezi ka shtuar se ka nga ata persona edhe të cilëve po u anulohet e drejta e votimit për shkak të mospërshtatjes së rregullave të vendosura.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *