Pre. Nën 22nd, 2024

Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm do të shqyrtohet nga pesë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës.

Në këto takime, pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit të ardhshëm, 2025.

Këto janë komisionet që do të mblidhen:

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione – shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim – shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025;

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim – shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *