Prokurori i rastit, Naim Abazi, deklaroi se në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Milan Radojiçiq, i cili i priu grupit terrorist dhe për të cilin kanë edhe dëshmi.
Prokurori Abazi, deklaroi se ka pasur edhe shpërlarje parash, fonde të cilat janë shpërndarë nëpër llogari individësh dhe kompanish, përcjell IndeksOnline.
Ai tha se bashkëpunimi ka qenë me SHBA-në dhe shumë bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen dhe vijueshmërinë e rastit.
Abazi u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione të tjera mbi këtë rast dhe raste të tjera, të kontaktojnë institucionet përkatëse të Kosovës