Pre. Sht 20th, 2024

Prokuroria e Kosovës deklarohen për rastin e Faton Hajrizit

Trupi i të vrarit në Serbi, Faton Hajrizit, është kthyer mbrëmë në Kosovë.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë të Veriut, Valon Preteni, ka dhënë detaje për rastin.

“Në orën 01:40 të mëngjesit, trupi i viktimës ka arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Mërdare dhe prezent ka qenë edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Me udhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i viktimës fillimisht duhet të indentifikohet dhe pastaj të kryhet autopsia.

Sot familjarët e viktimës kanë indentifikuar trupin e tij dhe rezulton se personi është Faton Hajrizi.

Mbrenda Institutit të mjeksisë ligjore Porukori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njësitë Relevante të Policisë dhe Ekspertet të Institutit të Sigurisë Ligjore janë duke marë pjesë në autopsi e viktimës.

Deri në këtë fazë nuk mund të japin të dhëna shtesë për shkak të rastit që është duke u hetuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *