Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr., për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri N.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet A.Rr., nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 56 (1) te Ligjit Nr. 05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, siç referohet në nenin 308 të KPRK-së.