Sht. Nën 23rd, 2024

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.V.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *