Organizata e Veteranëve të Luftës ka protestuar para zyreve të EULEX-it, për të kundërshtuar kështu bastisjet e e fundit, që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.
Protesta ka përfunduar, derisa protestuesit kanë gjuajtur telefonat e tyre para zyrës së EULEX-it, në shenjë pakënaqësie ndaj bastisjeve të fundit që po bën EULEX-i, i cili ka konfiskuar dhe disa telefona.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku tha se dhomat e specializuara po gjykojnë vetëm shqiptaret dhe UÇK në dhe jo krimet e kryera në Kosovë.
Ndërsa kërkoi që shteti të merret seriozisht me këtë çështje, e të mos lejojë që njerëz civil e me kapele, t’u hyjnë në shtëpi.
“Jemi dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve. Duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, gjoja intervistime, duke i bastisur e konfiskuar telefonat e tyre personal. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë po bëhet në shtetin tonë, si dikur në kohen e pushtuesit. E institucionet tona vetëm po heshtin. Meqenëse po na hyjnë dhe në shtëpi duke na shqetësuar familjet, ne e thirrem këtë protestë kunder Zyrës së prokurorit të specializuar dhe EULEX -it duke pasur parasysh që PK është reagues i parë. Kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojë që persona civil qofshin ata të ZPS së apo Eulexit pa Policinë e Kosovës, të na hyjnë dhe në shtëpi. Përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare. Pavarësisht se ne si kemi njohur dhuomat e specializuara, asnjëherë se kemi penguar drejtësinë”, tha ai.
Klinaku ndër të tjera pohoi se nëse EULEX do që t’ua marr telefonat, atë duhet ta bëjnë përmes kërkesës drejtuar policisë së Kosovës, e jo në këtë mënyrë.
“Telefoni është i imi po këta se marrin. Këtu është Policia e Kosovës, jemi shtet nëse këta kanë nevojë për telefonat tonë, policia janë. Ne flasim në telefona ata vazhdimisht po na përgjojnë. S’kanë nevojë të na konfiskojnë telefonat sikur hajna e kriminel. Ne kemi mendu që tu japin telefona nëse iu duhen. T’i marin nëse iu duhen”, tha ai./