Die. Nën 24th, 2024

Qeveria del me njoftim për shtesat prej 100 eurosh

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët.

Kurse javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.

“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *