Pre. Nën 22nd, 2024

Qeveria e ‘mashtrimit’ u ka shpallur luftë sindikatave-Thotë Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata.

Sipas tij pagesat për anëtarësimin në Sindikata janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023.

“Përkujtim i fakteve në ditën e punëtorëve. Në mandatin e kësaj qeverie është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata. Kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë në sindikata, të cilat pagesa janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023”, ka thënë ai.

Sipas Hoti, qeveria u ka shpallur luftë sindikatave.

“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent. Slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar tutje ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *