Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z.Dritan Abazoviq.
Në një njoftim për medie zyra e Kryeministrit bën të ditur se takimi ndodhi pas diskutimit në panel në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” që u mbajt sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dy nikoçirët e takimit biseduan për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Kryeministri Kurti falënderoi z. Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive. Në takim u bisedua veçanërisht për agjendën reformuese dhe për bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që siç u tha, duhet luftuar bashkërisht në të dy anët kufirit”, thuhet në njoftim.
U diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe heqjen e barrierave që pengojnë zhvillimin më të madh ekonomik dhe investimet në të dy vendet.