Die. Nën 24th, 2024

Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me drejtorin e kompanisë që prodhon dronë Bayraktar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Shemsi Syla, mirëpriti në takim Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes Baykar, Haluk Bayraktar, që po shoqërohej nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit është zhvilluar dukshëm sa i përket kapaciteteve luftarake, e padyshim në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve tjera më moderne ushtarake.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj z. Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Ai gjithashtu e uroi z. Bayraktar për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe drejtori i kompanisë Baykar, Bayraktar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *