Mar. Nën 26th, 2024

Qeveria ‘Kurti’ po e fsheh përpara qytetarit degradimin e marrëdhënieve me aleatët e sidomos me SHBA-në thote Avni Arifi

Javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajçak pati deklaruar se ndër temat më kryesore që janë biseduar ka qenë ajo e dinarit dhe zbatimi i marrëveshjes bazike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj jave pritët të ketë vizitë në Kosovë edhe nga i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe çështja e dinarit pritën të jenë tema kryesore, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Ish-kryenegociatorit për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi thotë se nuk do të jenë vetëm këto dy tema në takimet e Escobarit.

Arifi tha se raportet mes Kosovës, BE-së dhe SHBA-së do të jenë temat kryesore.

Sipas Arifit, Qeveria ‘Kurti’ po i fshihet përpara qytetarit degradimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtar.

“Unë besoj se jo vetëm dy temat por të gjitha temat e dialogut dhe raportet e Kosovës me BE/SHBA në këto tema janë në kolaps të plotë. Vizitat e Lajçak dhe Escobar janë më tepër për të dal nga qorrsokaku sesa për të pas ndonjë sukses eventual. Qeveria e Kosovës është duke i fshehur përpara qytetarit të Kosovës, paktën deri më sot, shumë mirë degradimin e marrëdhënieve me aleatët e posaçërisht me SHBA”, u shpreh Arifi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *