Qeveria e Kosovës do të mblidhet gjatë fundjavës për të miratuar masat e reja ndaj COVID-19 teksa rastet e reja dhe vdekjet nga ky virusi janë duke shënuar rritje gjatë ditëve të fundit.
Këtë për e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ndërsa burime të Klankosova.tv brenda Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se deri të shtunën kur parashihet të mblidhet qeveria mund të ketë ndryshime të vogla në masat e paralajmëruar të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori deri më 13 shtator.
Masat që pritet të hyjnë në fuqi të hënën e që janë parashohin kthimin e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
“Orari i punës në gastronomi do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30. Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70 përqind të hapësirës. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare. Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura. Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona. Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit”, janë masat që u bën të ditura nga takimi i Odës së Hotelerisë së Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
—
Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi.
Ministri i Shëndetësisë Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ndër të tjera ai theksoi se versioni Delta i Covid-19 është duke u përhapur 4 deri 6 herë më shpejtë dhe më shumë. Në këtë segment mosha e të të infektuarëve mes 10—20 vjeçarëve është duke u rritur. Institucionet tona kanë marrë masa edhe për shtimin e numrit të shtretërve në spitalet tona.
Poashtu, Ministri i Shëndetësisë informoi Kryetarët e Komunave edhe për disa vendime dhe masa shtesë.
– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.
Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19 duke theksuar se jeta e qytetarëve tanë është prioritet për institucionet tona dhe gjitha masat dhe angazhimet shtetërore duhet të shkojnë në këtë drejtim.
Mirëpo në këtë drejtim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksionimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat.
Ministri i Shëndetësisë z.Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksionimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion.